Ekspertja britanike: Bota rrezikon të përballet edhe me shpërthime të tjera

Ekspertja britanike e cila qëndron pas vaksinës së coronavirusit në Oksford ka dhënë disa paralajmërime së fundmi për sa i përket rrezikut të shpërthimit të sëmundjeve, të cilat transmetohen nga kafshët tek njerëzit.
Sipas medieve të huaja Sarah Gilbert, beson se përhapja e sëmundjeve nga kafshët është bërë më e mundshme për shkak të stilit të jetës tonë.

Në veçanti, rritja e dendësisë së popullsisë, rritja e udhëtimeve ndërkombëtare dhe shpyllëzimi janë disa prej faktorëve.

Origjina e patogjenit të coronavirusit mbetet ende një mister, mirëpo, shumica e studiuesve besojnë se virusi u shfaq tek lakuriqët para se të kalonte edhe tek njerëzit, përmes gjallesave të tjera.
“Për shkak të mënyrës së jetesës tonë, ka shumë gjasa që të përballemi edhe me shpërthime të tjera në të ardhmen”, tha Gilber.
“Dendësia më e madhe e popullsisë, udhëtimet e shpeshta dhe shpyllëzimi – të gjitha këto kanë gjasa të shkaktojnë sëmundje të tjera”, ka shtuar ajo.