Eksperti sqaron arsyet: Pse ra Google-i ditën e djeshme

Gjatë ditës së djeshme, shumë shërbime të kompanisë “Alphabet Inc”, si: Youtube Gmail apo Google Drive u bllokuan përkohësisht duke krijuar panik te shumë përdorues në mbarë botën.

Kjo ndërprerje filloi pak para mesditës, teksa platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi “Diçka nuk funksionon”.
Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj sqaroi në “Wake Up” arsyet se përse ndodhi ky problem ditën e djeshme.

“Ishte një problem i panjoftuar më parë. Në fillim u mendua si diçka për të trembur dhe ishte një arsye e fortë. Pak momente më vonë doli një njoftim nga Google Drive aty u sqarua diçka. Edhe pse informacioni ishte i kufizuar Bëhej fjalë për një ndërhyrje që vetë Google Cloud e kishte bërë. Ishte një ndërhyrje e bërë nga sistemi i tyre i brendshëm. Nuk rrezikohen të dhënat tona kur bëhet fjalë për ndërhyrje të brendshme”.

Probleme janë raportuar më së shumti në Evropë, por gjithashtu në Australi Bregun Lindor të SHBA-ve nje pjesë të Afrikës Amerikës së Jugut dhe Azisë. Mbi 50 mijë ankesa janë bërë për “YouTube” nga përdoruesit deri në orën 11:54 të së hënës.