Tre mund të jenë arsyet e aksidentit me autobusin në autostradën e Strumës. Një mendim të tillë e ka shprehur eksperti i rrugëve Jonko Ivanov, për Nova.Bg.
Të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Bosnek në orën 2:00 të mëngjesit të së martës.
Flakët kanë shpërthyer pasi mjeti është përplasur me parmakët.“Mund të jetë cështje tenike. Mund të jetë një problem shëndetësor ose shoferin e ka zënë gjumi. E treta është se nëse ka rënë shi, mund të ketë kontribuar në tragjedi”, shpjegoi Yonko Ivanov.
“Autobusët e tillë zakonisht kanë dy shoferë. Pushimet e tyre duhet të zbulohen në kufi”, shpjegoi ai.