Eksperti i komunikacionit: Ka dyshime se shoferët e ak*sidentit në Kroaci janë ndërruar gjatë kohës sa autobusi ka qenë në lëvizje

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka thënë se ka zëra që aks*identi në Kroaci mund të ketë ndodhur pasi që shoferët janë ndërruar gjatë kohës sa autobusi ka qenë në lëvizje.
Ai ka thënë se nëse ka ndodhur një gjë e tillë, shteti nuk do të ketë mëshirë ndaj këtyre rasteve.
Ahmeti është shprehur se shumë pasagjerë gjatë asaj kohe kanë qenë në gjumë, ndërsa ata që e kanë parë se si ka ndodhur aks*identi kanë vd*ekur.

“Ka zëra që shoferët janë ndërruar gjatë kohës së lëvizjes së mjetit gjë që është jo zyrtare dhe kisha dashtë që të mos jetë ky variant. Kjo i bie që është moskujdesje dhe shteti nuk do të ishte dashur të ketë mëshirë. Ka qenë kohë shumë e hershme, një pjesë e madhe ka mundur të jenë në gjumë, ata që kanë qenë dëshmitar janë të vd*ekur. Uroj të mos jetë kjo pasi po të ishte do të ishte më tr*agjike se ngjarja”, ka treguar ai.

Përndryshe, Ahmeti ka thënë se pasi pasagjerët nuk kanë qenë të lidhur me rrip sigurie, ata kanë pësuar lëndime.
“Kur jemi të lidhur me rrip të sigurisë shumicën e go*ditjeve i ndal ai. Por kur nuk jemi, go*ditjet janë të përballueshme, rritet pesha trupore deri në 2 e 3 herë më shumë”, ka shtuar ai.
Ahmeti ka thënë se shteti duhet të marrë masa pasi që Kosova është e para sa i përket numrit të ak*sidenteve në Ballkan.