Eksperti Beqiri zbulon tre skenarë të mundshëm të përhapjes së koronavirusit në Kosovë

Eksperti dhe konsulenti ndërkombëtar në menaxhimin e të dhënave, përfshirë në shëndetin publik, Merkur Beqiri, ka paraqitur një projeksion të mundshëm të infeksioneve nga koronavirusi në Kosovë për dy javët e ardhshme.

Beqiri nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar edhe sa i përket rritjes së rasteve aktive të koronavirusit në Kosovë brenda një dite, nga 91 në 97.

Ai thotë se numri i rasteve sot është më i vogël se ai dje, që do të thotë se ka rënie të numrit të të prekurve nga ky virus në Kosovë.
“Përderisa trendi është në rritje, epidemia/pandemia është duke u shpërhapur akoma dhe fotografia e sotit është infeksionet që kanë ndodh 2 javë më parë. Vetëm kur të shohim se ky numër është duke rënë, dmth numri i rasteve aktiv sot është më i vogël se ai dje – do të mund të marrim frymë pak më lirshëm”, shkruan ai.
Beqiri më herët ka shkruar se sipas përvojave, në një vend urban, ku janë 100 raste të konfirmuara, nëse nuk ndërmerren masa rigoroze të emergjencës, rritja e rasteve është eksponenciale me deri në 35% shtim ditor.

Ndërkaq, sipas tij, varësisht prej masave të emegjencës të imponuara nga qeveritë dhe nga vet popullata si dhe faktorë të tjerë, kjo rritje mund të mbahet në përqindje më të ulët.

Beqiri i ka paraqitur edhe faktorët që ndikojnë: a) distancimi social, b) higjiena individuale dhe kolektive, c) testimi i një numri sa më të madh të rasteve të dyshuara, d) intervenimi me kohë te rastet e infektuara dhe zonat e infektuara.

“Të gjitha parallogaritë janë private dhe të bëra personalisht nga unë. Në asnjë mënyrë nuk do them që këto projeksione do janë konkluzive apo të sakta”, shkruan ai.