Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë në valën e parë të pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendi po kalon nëpër një “sfidë” teksa po hyn edhe në stinën e vjeshtës dhe dimrit.
“Në vend se të themi një valë e dytë, pse nuk themi më mirë: A jemi të përgatitur për sfidën e vjeshtës dhe dimrit?”.
Fauci potencoi se ideja e një vale të dytë buron nga pandemia e Gripit Spanjoll e vitit 1918.
Asokohe sëmundja e cila preku një mori njerëzish në pranverë, kishe ‘pauzuar’ për të shpërthyer përsëri në stinën e vjeshtës.
Eksperti amerikan u shpreh se zonat të cilat rrafshuan kurbën e rasteve me COVID-19, duhet të ndjekin udhëzimet për t’i parandaluar rritjet e reja, gjë që në mënyrë të pashmangshme mund të ndodhin në rast se nuk zbatohen ato.
Në mesin e këtyre udhëzimeve përfshihen ato rregulla të cilat u implementuan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sikurse pastrimi i duarve në mënyrë të vazhdueshme, shmangia e turmave si dhe mbajtja e masave kur nuk është i mundur distancimi shoqëror.