Prolongimi i zgjedhjes së drejtorit të Agjencisë Teknike Operative është absurd, thonë ekspertët e sigurisë. Ish kryeshefi i policisë Lubomir Gjurçevski thotë se kjo çëshjte duhej të kishte marrë epilog deri më tani. Ndërsa, rreth mungesës së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës për mbështetjen e kandidatit potencial për drejtor, ai shton se opozita do bëj obstruksione deri në përfundim të referendumit.
Është iluzionare të pritet zgjidhja e drejtorit që të mundet ajo Agjenci të filloj me funksionimin. Deri tani duhej të ishte kryer ajo zgjedhje dhe jo të pritej deri në këtë nivel. Pritet që opozita në çdo mënyrë të bëj obstruksione në të gjitha veprimet e mundshme deri në përfundimin e referendumit. Unë pres që edhe gjatë muajit shtator opozita, nëse nuk vjen deri tek ndonjë marrëveshje e veçantë si takime të liderëve dhe ngjashëm, ajo edhe më tej do bëjë probleme rreth zgjedhjes së drejtorit të ATO-së”- pohoi Lubomir Gjurçevski, ish kryeshef i policisë.
Gjurçevski tha se reformat në Ministrinë e Brendshme nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur. Ai shtoi se përveç ATO-së, në MPB janë të nevojshme reforma rrënjësore.
Qëndrimi im personal për ATO-në është se e gjitha ajo reformë ka shkuar në drejtim të gabuar. Unë jam në anën e ekspertëve që nuk e kemi përkrahur atë koncept të reformave që është bërë vetëm me ATO-në por kërkoj reforma më thelbësore në polici. 06:57-07:07 Pa reforma të Drejtorisë të Sigurisë dhe Kundërzbulimit, largimin e saj nga Policia dhe formimin e një organi të vërtetë për kundërzbulim nuk mund të flasim për reforma”- deklaroi Lubomir Gjurçevski, ish kryeshef i policisë.
Jo zyrtarisht flitet se ndër kandidatët më potencial i cili përmbush kriteret e kërkuara për postin e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative është ish ministri i Brendshëm dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Siljan Avramovski. Agjencia që do të jetë kompetente për ndjekjen e telekomunikimeve duhet të udhëhiqet nga person i cili duhet të marrë 2/3 e votave. Ndërkohë, procedura e zgjedhjes së drejtorit është shoqëruar me vonesa disamujore.
Pas hapjes së konkursit, u tha që numri një i Agjencisë do të zgjidhej e shumta deri të fund të muajit qershor kurse në afat prej 30 ditësh nga emërimi i drejtorit, sipas ligjit për ATO-në, duhet të sillet akt për organizimin e brendshëm dhe sistemimin e të punësuarve. Konkursi publik për të punësuarit do të fillojë shtatë ditë pas përzgjedhjes së drejtorit. E gjithë procedura e angazhimit të personelit ishte paraparë që të përfundojë deri në shtator. Ndërkohë, do të bëhet edhe adaptimi fizik dhe teknik i objektit për ATO-në. Nga Ministria e Brendshme javë më parë u shprehën të bindur se përgatitjet do të përfundojnë në kohë dhe se ATO-ja do të fillojë me punë më 1 Nëntor, ashtu siç e parashikon ligji./alsat-m