Ekspertët: “Ushqim do të ketë, por çmimi do të jetë i papërballueshëm!”

Për shkak të luftës në Ukrainë, prodhimit të ulët vendor, çmimet e produkteve ushqimore do të vazhdojnë të rriten.

“Asnjëherë nuk është prodhuar më shumë ushqim se sa në vitin 2021 dhe tani kemi problem me mungesën e ushqimeve dhe çmimet. Ajo që qytetarët tanë duhet ta dinë është se ushqim do të ketë gjithmonë, por pyetja e vetme është me çfarë çmimi dhe kush do të jetë në gjendje ta përballojë atë. Është problem i madh, për të cilin mendoj se politikanët tanë në Ballkanin Perëndimor nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë situatë”, tha Muhamed Brka- profesor në Fakultetin e bujqësisë në Sarajevë. Maqedonia po ballafaqohet me mungesë të ushqimit nga prodhimi i saj ndërsa një pjesë të mirë të ushqimit e importojmë.

“Ne nuk kemi burime për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm. Ne njëzet vjet nuk kemi panxhar sheqeri, fabrika jonë e sheqerit nuk punon. Shumë vite, luledielli arriti nivel të turpshëm, por tani diçka po kthehet. A është rezultat i politikës apo është rezultat i çmimeve? Dhe nëse mund t’i kthejmë këto kultura, mundemi, por kurrë nuk do të jemi në gjendje t’i kthejmë ato në sasitë që na nevojiten, sepse kur prodhonim shumë, nuk i kishim të gjitha sasitë që na nevojiteshin”, u shpreh Ordan Çukaliev- profesor në Fakultetin e bujqësisë në Shkup. Në konferencën ndërkombëtare në Ohër u tha se katër kompani të mëdha diktojnë 95% të tregut ushqimor në botë./Alsat.mk