Ekspertët të ndarë për pyetjen e referendumit


Pyetja e mundshme e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë” është e pranueshme për profesorin e të drejtës kushtetuese, Temellko Risteski. Ai konsideron se pyetja nuk i huton qytetarët. Megjithatë, shton se vullnetin e qytetarëve të shprehur edhe në referendum konsultativ, pushteti duhet ta respektojë.

Personalisht nuk shoh se bëhet fjalë për ndonjë truk. Pyetja është shumë e qartë “A jeni për anëtarësim në BE duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”, është shumë qartë e përgatitur. Synimi i shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që njëherë e përgjithmonë të anëtarësohemi në BE dhe NATO dhe këtu nuk ka mëdyshje – po

Nuk është pyetje korrekte. Kështu shprehet profesori i Fakultetit juridik në Shtip dhe anëtar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, i cili interpreton pyetjen e referendumit për qytetarët që e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

E para, me Kushtetutë nuk ekziston referendum konsultativ. Çdo vendim i marrë në referendum është i detyrueshëm. Këto janë tre pyetje në një dhe në kundërshtim me ligjin për referendum. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të zhvlerësojë vendimin për shpalljen e referendumit, si pyetje jo-korrekte. Edhe nëse kalon pyetja e këtillë e formuluar në mënyrë jo-korrekte, edhe nëse merret vendim, atëherë sipas fuqisë së Kushtetutës, zbatohet neni 120 paragrafi 3 ose shumica nga relative transformohet në absolute pasi pyetja ka të bëjë me lidhje të aleancës me shtete të tjera. Kjo do të thotë, në vend relative (në vend që nga numri i votuesve, kërkohet shumica nga numri i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore) që do të thotë në vend që 450 mijë, shumica rritet në 900 mijë vota që duhet të rrethojnë “Për” – tha Dimitar Apasiev- “E Majta”

Formulimi i pyetjes së referendumit i hapi dilemat tek ekspertët dhe opinioni nëse ajo do jetë e qartë dhe e kuptueshme për qytetarët. Kryeminsitri Zoran Zaev me këmbënguljen e VMRO-DPMNE-së fillimisht pranoi që referendumi të jetë i detyrueshëm, por dje tha se ka mundësi të jetë edhe konsultativ. Ndërsa lideri i opozitës, Hristijan Mickoski në paraqitjet e tij publike nëpër Maqedoni, nuk flet për referendumin në vjeshtë ndonëse ai fillimisht tha se do votonte kundër ndryshimit të emrit kushtetues. Megjithatë më vonë ndërroi mendje, me sqarimin se ka paraqitur qëndrimin e tij personal, e jo edhe të partisë me të cilën udhëheq.