Ekspertët paralajmërojnë valën e katërt të koronavirusit

Ekspertët shëndetësorë grekë paralajmërojnë se vendi mund të përballet me një valë të katërt të COVID-19 këtë verë nëse më shumë njerëz nuk kryejnë vaksinime dhe nuk ndiqen me kujdes rregullat e sigurisë, transmeton Anadolu. Duke folur për Mega TV, epidemiologu Nikos Sipsas tha se “jemi një fije floku larg një vale të katërt” për shkak të variantit më ngjitës Delta.
“Ne tashmë kemi raste (Delta) në Greqi dhe së shpejti do të mbulojë të gjithë Greqinë”, theksoi ai, pasi një pjesë e madhe e popullsisë ende mbetet e pavaksinuar.

Sipsas tha se vala e katërt duhet të pritet nga mesi i gushtit.
Panagiotis Arkoumaneas, kreu i Organizatës Kombëtare greke për Shëndetin Publik (EODY), në mënyrë të ngjashme tha: “Sot – e martë – më shumë se 1,500 raste ditore duhet të priten derisa shifrat vazhdojnë të rriten në Greqi gjatë 10 ditëve të fundit”.

Në një intervistë me radion Skai, Arkoumaneas tha se mosha mesatare e rasteve ka rënë në 27 vjeç, duke shtuar se më shumë se 50 për qind e rasteve në moshat nën 30 vjeç ishin kontraktuar përmes angazhimit në jetën e natës.

Greqia deri më sot ka administruar më shumë se 4 milionë vaksina të plota ndërsa më shumë se 5 milionë kanë marrë të paktën një dozë.
Shkalla më e ulët e vaksinimit është regjistruar në Greqinë qendrore, përfshirë kryeqytetin Athinë, me 39 për qind të popullsisë që kanë marrë një dozë dhe 31 për qind të dyja dozat.​​​​​​​