Sipas drejtorit të Qendrës Federale Shëndetsore në SHBA, Robert Redfield, epidemia e koronavirusit do të zgjasë shumë, edhe përtej dimrit, ndoshta edhe përtej vitit 2020.
Nga 174 persona persona të infektuar në bordin e tragetit ‘Diamond Princess’, i vendosur në karantinë në gjirin e Yokohama, në Japoni, me 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe SHBA kanë nisur një plan evakuimi të shtetasve amerikan.
Deri më tani në SHBA ka pasur 15 raste të infektimit nga koronavirusi i ri në shtatë shtete: tetë në Kaliforni, dy në Illinois dhe nga një në Arizona, Washington, Massachussetts, Wisconsin dhe Texas.
Koronavirusi i Wuhan ka vrarë në 24 orët e fundit 143 persona të tjerë në provincën Hubei duke e rritur numrin e të vdekurve në 1526.
Autoritetet e Pekinit kanë njoftuar gjithashtu për 2,420 raste të tjera të infeksionit të regjistruara në provincën epiqendër të epidemisë.
Vetëm në provincën e Hubei, numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar u rrit në 54.406, por në përgjithësi numri tejkaloi 60 mijë, saktësisht 67,088, nga të cilat 2.641 u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit.
Rastet e personave të infektuar pritet të shtohen edhe më shumë pasi testet e realizuara deri tani me acidin nukleik, rezultatet e të cilave vononin dy deri tre ditë, në shumë raste kanë rezultuar të dyshimta dhe të gabuara, dhe kanë nisur të zëvendësohen me skanimin e toraksit.
Gjatë kësaj jave profesionistët e shëndetësisë kanë zbuluar shumë raste të negativëve të rremë, domethënë, njerëz të infektuar por që testet i kanë identifikuar si të pa prekur nga koronavirusi.
Kjo ka alarmuar autoritetet kineze që kanë vendosur ritestimin e disa dhjetra mijëra njerëzve.
Lëvizje te postimet