Ekspertët me kritika për javën e parë të fushatës zgjedhore

Në javën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale, ekspertët me vërejtje për partitë dhe liderët. Komunikologia Magdalena Mihajllovska vlerëson se politikanët në paraqitjet e tyre publike tentojnë të dëshmohen pozitiv, por në realitet bëjnë fushatë negative e cila afër fundit të saj pritet të intensifikohet.

Partitë politike këto zgjedhje lokale i bashkojnë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pse mund të thuhet se në atë mënyrë ikin nga qëllimi kryesor i zgjedhjeve lokale i cili duhet të bazohet në jetesë të përditshme më kualitative të qytetarëve, rrugë më të mira, shërbime më të mira nga komuna, shkolla, çerdhe e të tjera. Ne dëgjojmë për këto deklarativisht por mungojnë projekte konkrete të cilat me të vërtetë do të realizohen – tha Magdalena Mihajllovska, komunikologe.

Bojan Kordalov, thotë se gjatë javës së parë, përveç promovimit të vetvetes, partitë nuk kanë kursyer rrjetet sociale edhe akuzat për kundërshtarët.
Do të thosha se në këtë moment me të vërtetë partitë 50/50 sillen në rrjetet sociale në përdorimin e rrjeteve sociale për fushatë pozitive ose negative. Por do mendoj se mbetet të shohim që nëse për javën e fundit ose dhjetë ditët e fundit i ruajnë më shumë përmbajtjet negative…

Nuk mendoj se partitë politikë kanë njohuri të duhura, përvoja dhe në mënyrë të drejtë i përdorin rrjetet sociale. Sepse nëse ju në rrjetet sociale nuk komunikoni me qytetarët, nuk i inkuadroni në shkruajtjen e programit dhe udhëheqjes së fushatës, atëherë ju mediat sociale i përdorni si ueb faqe të një kohe tjetër – deklaroi Bojan Kordalov, ekspert.

Përveç retorikës me akuza, fyerje dhe ofendime ndaj oponentit politik, në javën e parë të fushatës zgjedhore ndodhën edhe incidente të tjera. Vandalizim të bilbordeve reklamuese si dhe për shtënie me armë zjarri gjatë tubimeve. Pak ditë para nisjes së fushatës, partitë politike firmosën marrëveshje për një fushatë pozitive dhe korrekte.