Ekspertët ktirikojnë anëtarët politikë në KSHZ


Ekspertët ktirikojnë përsëritjen e praktikës së detiranishme, emërimin e ish funksionarëve politik në krye të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Sipas profesorit Mersim Maksuti, emrat e përfolur për anëtarë të KSHZ-së nënkuptojnë përsëritjen e mënyrës së funksionimit të deritanishëm të këtij institucioni, me ndikime të theksuara nga politika.

Në shumë përbërje të tjera kur është tentuar të ketë edhe nga radhët e ekspertëve, në praktikë është shfaqur po e njëjta situatë faktike. Ndikimi ose influenca nga politika ose nga jasht nuk ka munguar. Pika më e dobët e përbërjes së re është se nuk preferohet që të njëjtit njerëz që i njeh opinioni i gjerë publik të na përsëriten vazhdimisht nëpër institucione, duke u nisur nga fakti se kjo qasje me njerëz të vjetër bie ndesh me reformat që duhet të sillen dhe krijimin e besueshmërisë së opinionit në institucionet e vendit – tha  profesor i drejtësisë Mersim Maksuti.

Partitë së shpejti duhet të njoftojnë kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, se cilët janë kandidatët e tyre për anëtarë të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve. Jozyrtarisht u mësua se VMRO-ja do t’i japë mbështetje ish deputetit të saj Oliver Derkoskit, për kryetar të ardhshëm të KSHZ-së. Duke qenë se opozitës maqedonase në KSHZ i takon edhe ulsja e një anëtari, si kandidat më potencial mësohet të jetë Svetllana Karapetrova, ish deputete е VMRO-së në përbërjen parlamentare të vitit 2014-2016. Në konkurs janë paraqitur edhe ish deputetë të tjerë të kësaj partie. Ndonëse nga LSDM-ja nuk konfirmojnë asnjërin nga kandidatët e tyre për nënkryetar dhe anëtarë të institucionit për organizimin e zgjedhjeve, në listë është edhe ish kryetari i këtij institucioni Boris Kondarko i cili në atë kohë kishte qenë propozim i LSDM-së. Ai më herët ka qenë edhe deputet i LSDM-së. Jozyrtarisht mësohet se BDI-ja në këtë institucion do të zgjedhë të përfaqësohet me Ditmire Shehun, juriste e diplomuar, ish sekretare në Komunën e Gostivarit dhe sekretare në Forumin e Gruas së BDI-së në Gostivar. Ulsja e mbetur I takon opozitës shqiptare, e cila në këtë përbërje do të përfaqësohet nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët me kandidat të përbashkët. Aktualisht akoma nuk dihet se cili do të jetë ai. Edhe pse kandidatët e paraqitur në konkurs publik përzgjidhen nga partitë, në kuadër të reformave të planifikuara në KSHZ, është kërkuar rrishtaz që ata të jenë profesionistë dhe jo eksponenë politik.