Ekspertët britanikë: Po afrohet vala e tjetër e të nxehtit

Britanikët të përgatiten për një valë të re të nxehti, thonë metereologët vendas që parashikojnë një valë tjetër mbytëse 12 ditore, e cila mbërrin nga ishujt Azore falë një fronti të nxehtë nga Atlantiku.
“Do të ketë shumë ditë me diell në fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit”, thonë burime nga zyra e Meteorologjisë.

Temperaturat do të rriten në vend sipas tyre, veçanërisht në rajonet jugore, duke kontrastuar thellë me “mallkimin e motit” që kishte pllakosur gjatë gushtit Mbretërinë e Bashkuar, raporton Top Channel.
Këtë verë, u regjistruan përmbytje të mëdha në disa pjesë të Anglisë, ndërsa temperaturat ishin mesatare.

Termometri tani pritet të nisë të shënojë rritje sërish. Fronti i nxehtë vjen dhe nga Spanja me rekordin e saj mbi 40 gradë, ndërsa temperaturat po shënojnë rritje dhe në pjesë të tjera të Europës. Kjo valë të ngrohti, sipas specialistëve britanikë, do të zgjatet edhe në shtator.