Eksperimentoi shumë me fustanin e nusërisë: Rëndësi ka që i dashuri ma aprovoi

Rielle postoi foto nga dasma e saj në profilin në Instagram, aty ku ka shumë fansa (ndiqet nga rreth 500,000 njerëz).
Ajo ka pozuar para kishës me një fustan nusërie që rrallë shihet. Nusja kishte veshur vetëm një korse me dekolte të thellë.

Ajo ndiqej nga dantella, e cila ishte më e shkurtër në pjesën e përparme dhe më e gjatë në pjesën e pasme. Të brendshmet i dukeshin, si dhe vithet.
Kjo veshje e dasmës “ngriti pluhur” në hapësirën mediatike dhe Rielle deklaroi për Daily Mail se gjithçka që kishte rëndësi ishte se i dashuri e aprovoi atë.

https://www.instagram.com/p/CO26vvxgz6Y/