(Ekskluzive) Tronditet rrjeti! Atdheu në një romancë me Efin e Përputhen


Atdhe Xharavina është një ndër ish konkurrentët e Përputhen, i cili ka shkaktuar mjaft trazira në median rozë. Nga marrëdhënia me vajzat e Përputhen, tek fjalët për një romancë me moderatoren Bora Zemani, e deri tek trekëndëshi i futur padashjë gjatë një bisede në Big Brother VIP mes Arjolës dhe Antonelës. Ndonse pak kohë më parë u kap me një vajzë bjonde, tashmë Atdheu duket se ka bërë diçka tjetër.

Kryefjala.com ka kapur Atdheun mat në një dyqan në Tiranë, dhe gjejeni pak kë shoqëronte: konkurrenten e Përputhen, Efin. Teksa Efi provonte fustane, Atdheu ka qenë shoqëruesi i saj mjaft xhentil. Në fotot e siguruara ata duken mjaft të afërt me njëri tjetrin gjë që na bën të dyshojmë se mes tyre mund të ketë një romancë.


Efi ka trazuar ujrat me futjen e saj në Përputhen dhe është folur mjaftueshëm për ngjashmërinë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën. Mesa duket djali që i ka rrëmbyer zemrën, ndodhet jashtë dhe ai është pikërisht Atdheu.

Në anën tjetër u përfol se Atdheu do të rikthehej në Përputhen, mos ndoshta shkaku është pikërisht Efi?

Gjithësesi duhet ta pranojmë që duken një çift mjaft simpatik!