Ekskluzive Top Story/ Në Shqipëri janë trafikuar luftëtarë të ISIS nga shtetasi Salim Al-Sheikh Yusuf

Ne zbuluam edhe një biznes të vogël në këtë zonë që shërben si bazë dhe pikë takimi për trafikantët. Është një fast food Arab kur ulen dhe rrinë krerët e këtij rrjeti të paligjshëm.

Aty ne gjetëm Abu-Ahmetin dhe njerëz të tjerë nga grupi i tij. Për të mësuar nëse edhe vetë pronari i këtij biznesi ishte i përfshirë në trafik në i dërguam edhe atij njerëz. Ai flet shqip. Pa e ditur që po filmohet ai jep informacione tronditëse për këtë lloj trafiku. Sipas tij këto grupe trafikojnë edhe ish antarë të shtetit islamik, ISIS.

Pronari i Lokalit: 15 persona, Greqia, Selim. Greqia Tiranë, edhe iku te restoranti i Selimit. Hanë bukë te restoranti Selimit, edhe marrin një makinë të madhe, dhe shkojnë në Kosovë. Pa letra, pa dokumenta, pa as i gjo. Po skanë problem fare. Policia i lejoi. Nga Greqia deri në Tiranë i kanë parë me sy (policia) por i ka lejuar. Nuk i kanë prek fare. Nuk e kanë provuar. Sepse ata ishin të ISIS, DAESH, ISIS. Kupton??
Pra nga Greqia, në Tiranë, dhe Kosovë. Më pas (Selimi) ka dash të marri pasaportë. Por ska pasaportë. Ka 6 muaj tani që ka ik jashtë Shqipërisë .

Ky person, me emrin Salim, për të cilin po flitet se ka transportuar pjestarë të ISIS nuk është më në Shqipëri. Ai është një shtetas palestinez dhe emri i tij i plotë është Salim Elsheik-Josuf .

Emri i Salim Elsheik – Josuf është përmendur edhe në një memo zyrtare të Ambasadës së Palestinës në Tiranë, drejtuar Shërbimit të Inteligjencës së Palestinës. Në letër thuhet se shtetasi Salim takohet vazhdimisht me shtetasin Muhamed Abbas. Ky i fundit është kreu i një organizate kriminale në trafikun e shtetasve palestinezë drejt Europës. Ai akuzohet për përvetësim, mashtrim, trafikim, abuzim me të drejtat e njeriut dhe është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për trafikun e klandestinëve.

Sipas Memo zyrtare, Salim dhe Muhamed takohen bashkë tek fastfoodi që ndodhet pranë Porcelanit në Tiranë. Pikërisht ky biznes shërbente për të furnizuar me ushqim emigrantët e paligjshëm që transportohen drejt vendeve të Bashkimit Europian.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/1585885708245635/