Ekskluzive Top Story/ Flasin pacientët brenda infektivit : Ja si po trajtohemi nga Covid-19

Pamjeve ekskluzive sjell bisedat me pacientët e infektuar brenda spitalit infektiv.

Top Story: – Si e përjetuat sëmundjen në fillim ?

Pacienti: – Fillimisht e mora me sportivitet isha shumë i qetë…

Top Story: – Çfarë shenjash patët?

Pacienti: – Temperaturë dhe pak vështirësi në frymëmarrje…Kam qëndruar 10 ditë atje, pastaj kam ardhur këtu dhe më janë përkushtuar shumë…

Top Story: – Tani jeni drejt shërimit, pas disa ditësh do dilni?
Pacienti: – Po kështu e ndjej vetën më mirë falë këtyre këtu…

Biseda me pacientin 2

Pacienti: – Unë jam punonjës spitalor nga një spital rrethi, nuk jam mjek ose infermier por personel ndihmës. Që në datën 9 ne funksionuam me të gjitha rregullat duke shpërndarë maska e të gjitha të tjerat… për momentin unë dyshova për një dhimbje veshkash. E vonova pak , mora një mjekim dhe pastaj erdha në gjendje të rëndë në spitalin e Rrëshenit. Ata më bënë grafi menjëherë më vunë oksigjen. Nga grafia dyshuan të katër mjekët e spitalit dhe me një ambulancë më çuan në Lezhë për të bërë skanerin dhe menjëherë më nisën për këtu.

Top Story: – Si e përjetuat nga ana psikologjike, u trembët?

Pacienti: – Për momentin unë desha të rrija në Rrëshen se punoja aty dhe i thash mjekut pneumologut dhe kardiologut më mbani më mirë këtu më mjekoni këtu. Jo më thanë është e pamundur…dhe unë i falënderoj ata që më sollën këtu se këtu më shpëtuan jetën.

Top Story: – Ka ndonjë pjesëtar të familjes që ka marrë virusin?

Pacienti: – Po unë kam nusen që është personel shëndetësor në spital, është infermiere. Ajo doli pozitive ndaj virusit por nuk ka asnjë shenjë të dukshme. Është e izoluar në shtëpi dhe po ndiqen të gjitha protokollet.
Në këtë periudhë, vdekjet janë shumë të dhimbshme. Pasi jo vetëm që nuk përcjell dot për në banesën e fundit njeriun tënd, por as nuk i ngushëllon dot familjarët e viktimës. Ky pacient kërkoi që të shpreh ngushëllimet familjes së tezes së tij për humbjen e djalit.

Pacienti: – Nëse më lejohet unë kam pasur edhe një fatkeqësi, më ka vdekur një djalë teze nga Lezha në Angli. I shpreh ngushëllimet familjes për Ledjo Skurin familjes. Ka patur edhe dy vdekje të tjera nga Lezha që kanë ndodhur në Angli, ngushëllime edhe familjeve të tyre.