Ekskluzive: Shtyhet regjistrimi i popullsisë?

Në prag të takimit të kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mësohet se janë të mëdha gjasat që regjistrimi i popullsisë që duhet të bëhet nga një deri më 21 prill të shtyhet për të pakën një muaj.

Burime të besueshme të cilat nuk dëshiruan t’ju përmendet emri, thanë se kjo bëhet me qëllim të vaksinimit të regjistruesve, punë kjo që do të kryhet së shpejti, pas mbërritjes së kontigjentit të parë të vaksinave.
Nënvizohet, po ashtu, se shtyerja nuk do të ‘prek’ regjistrimin e filluar të diasporës, proces ky që ka për të përfunduar kur të mbarojë regjistrimi në vend.