Ekskluzive: Sela dhe Gashi do të takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

Merr hov edhe më të madh bashkëpunimi mes koalicionit Aleanca-Alternativa me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Burime partiake thonë se në kuadër të këtij “bashkëpunimi vëllazëror”, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nesër në Prishtinë do të takohen me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Sela dhe Gashi do të takohen me Kurtin në selinë e Vetëvendosjes, kurse temë bisedimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit të metutjeshëm mes këtyre subjekteve, bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, kanë deklaruar për Lajm këto burime.

Vetëvendosja e Albin Kurtit tani ka dalë edhe publikisht me përkrahje të hapur për koalicionin Aleanca-Alternativa, duke e vlerësuar këtë koalicion si opsionin më të mirë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.