Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK-ut.
Kreu i Partisë së Lirisë u prangos nga Njësia Speciale afër qendrës tregtare “Casa Italia” në Tiranë.
Indeksonline ka mësuar ekskluzivisht se Meta para arrestimit kishte një “agjendë të ngjeshur” në Republikën e Kosovës.
Ai zhvilloi një takim me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në një hotel (emër i njohur për redaksinë) të Prevallës.
I pyetur nga Indeksonline rreth arrestimit dhe takimit me Metën, Thaçi hezitoi të fliste për këtë temë. “… se kisha komentu hiç, sepse është problem të komentohen proceset gjyqësore”, u shpreh shkurt ai.
Jozyrtarisht mësohet se ish-presidenti Meta bëri përpjekje që Menduh Thaçin ta bashkojë në koalicion me VMRO-n.
Ohër/ Meta takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski
Kujtjomë se Meta në muajin gusht ishte takuar me përfaqësuesit e VMRO-së në Shën Naum. Pjesë e takimit ishte njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera. /Indeksonline/