Ekskluzive: Ky është i dyshuari qe e goditi për vdekje këmbësorin në Pejë dhe iku, ndodhet akoma në arrati

I dyshuari që e shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, ku e goditi për vdekje një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes akoma nuk është kapur nga Policia. Sinjali mëson se i njëjti tashmë është identifikuar dhe njësitet policore janë në ndjekje të tij.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Aaron Rexhaj, 24-vjeçar.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, Rexhaj ka të kaluar kriminale dhe njihet me nofkën “Kinezi”.

Si pasojë e aksidentit që shkaktoi Rexhaj, vdiq 41-vjeçari Shpejtim Gashi pasi nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve nga goditja e veturës.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.