Nga Kristo A. Dako
Shqiptarë me koka të prera dhe me trupa të copëtuara, gra të moshuara që u vritten foshnjat në krah, pleq e plaka të gjymtuara, fshatra të tëra të djegura nga ushtria dhe paramilitarët grekë, trasmeton FMimages.net
Lexoni raportin që u dërgoi ndërkombëtarëve në maj 1914 misionari korçar Kristo A. Dako, që kishte ardhur nga Amerika në Shqipëri. Janë krime aq të llahtarshme saqë lexuesi i sotëm e ka të vështirë ta besojë. Ky raport duhet lexuar posaçërisht sot, sa herë përpiqemi të japim gjykime për fqinjin jugor të shqiptarëve, Greqinë.
21 maj 1914
Mizoritë e tmerrshme greke në rrethin e Korçës
A. Zona e Kolonjës
1. Fshati musliman i Qinamit me 55 shtëpi u dogj më 1 maj. Vetëm 8 shtëpi mbetën nga i gjithë fshati.
Njerëzit e moshuar në vijim u masakruan dhe u gjymtuan në shtëpitë e tyre: Zulfo Murat, 60 vjeç. Mbesa e Zulfo Muratit, 21 vjeçe, me fyt të prerë dhe gjymtuar tmerrshëm. Kapiten Ghilardi i ka parë trupat e të gjithë këtyre njerëzve.
2. Selenica, 60 shtëpi, dhjetë prej të cilave të krishtere, pjesa tjetër myslimane. Të gjitha shtëpitë muslimane, përveç katër, u dogjën më 1 maj. Të gjithë banorët e krishterë janë marrë me forcë nga trupat greke. Ata që guxuan të mos bindeshin, u masakruan.
Njerëzit e mëposhtëm u masakruan dhe u gjymtuan në shtëpitë e tyre, znj Zubide Adhem, 40 vjeç, Znj Dube Liche Chicho nga Staria, 75 vjeç. Pesë fëmijë mungojnë.
3. Milet, 29 shtëpi, 16 prej të cilave u dogjën tërësisht më 3 maj.
4. Bezhan, fshat i krishterë shqiptar, 90-100 shtëpi, vetëm një shtëpi u dogj. Aktualisht jetojnë vetëm tre familje dhe rreth 20 gra të moshuara. Pjesa tjetër e popullsisë është marrë me forcë nga trupat e rregullta greke. Z. Lazi Dede, vëllai i tij dhe një burrë tjetër që refuzuan të shkojnë, janë masakruar dhe gjymtuar në mënyrë të tmerrshme. Janë tre gra dhe katër fëmijë të masakruar, por ende nuk janë identifikuar.
5. Zgorovodë, gjithësej 38 shtëpi, nga të cilat 28 shqiptare të krishtera dhe pjesa tjetër shqiptare myslimane. Të gjitha shtëpitë shqiptare muslimane u dogjën, popullsia e krishterë shqiptare u mor me forcë nga trupat e rregullta greke.
Një shqiptar i krishterë 55 vjeç, i cili refuzoi të shkonte, u masakrua dhe u gjymtua në mënyrë të tmerrshme. Dy shqiptarë myslimanë u masakruan në shtëpitë e tyre: Elias Maliq, 40 vjeç, dhe Nuri Abedin, 25 vjeç.
6. Kreshovë, fshati me 26 shtëpi, nga të cilat 7 i përkasin shqiptarëve muslimanë, pjesa tjetër shqiptarëve të krishterë. Të gjitha shtëpitë e shqiptarëve myslimanë u dogjën. Dy shtëpi që u përkisnin shqiptarëve të krishterë, Lazo Sheqerxhiu dhe Thani i Kreshovës, u dogjën. E gjithë popullata e krishterë u mor me forcë nga ushtria e rregullt greke. Një burrë u gjet i masakruar, por ende i panjohur.
7. Starje, një fshat mysliman shqiptar me 120 shtëpi. Njëqind shtëpi janë djegur më 2 maj. Znj Sadije Lako, 65 vjeç, masakruar dhe gjymtuar tmerrshëm në shtëpinë e saj. Znj. Hassane Mustafa, 60 vjeç, masakruar dhe gjymtuar. Znj dhe z. Qenam Elias dhe vajza e tyre u masakruan dhe u gjymtuan në shtëpinë e tyre. Qenam Elias 55 vjeç, gruaja 45, vajza 7 vjeç. Z. Redjep Elias, vëlla i të lartpërmendurve, 58 vjeç, u masakrua dhe u gjymtua në shtëpinë e tij. Z. Shaban Latif, 40 vjeç, i masakruar me gjithë familjen e tij. Gruaja 35 vjeç.
Tri bijat, një 12 vjeç, e dyta 10 vjeç, e treta 8 vjeç dhe një djalë 6 vjeç. Të gjithë janë gjymtuar dhe copëtuar. Z. Feizi Meko, 65 vjeç, i masakruar dhe i gjymtuar, nuk përshkruhet dot. Miss Lily Ysufi, 35 vjeç, lindur me të meta mendore, masakruar dhe gjymtuar në shtëpinë e saj. Znj. Chaush Beko, 45 vjeç, u masakrua dhe u gjymtua në shtëpinë e saj. Dy vajzat e zonjës Chaush Beko, njëra 16 vjeç, tjetra 14 vjeç, mungojnë.
Të gjitha fshatrat e lartpërmendura dhe gjysma e këtyre të fundit janë në duart tona. Pjesa tjetër, që do të përmendim më poshtë, ende është në duart e ushtrisë greke. Pra, jemi në pamundësi për të dhënë detaje të plota për atë që ka ndodhur atje.
8. Psari, një fshat mysliman shqiptar me 28 shtëpi, u dogj plotësisht më 2 maj. Disa njerëz ikën, numri i atyre që janë masakruar ende nuk dihet.
9. Bukova, një fshat mysliman shqiptar me 29 shtëpi. Njëzet shtëpi u dogjën më 1 maj. Numri i atyre që u masakruan ende i panjohur.
10. Erseka, një fshat i formuar nga 18 shtëpi myslimane shqiptare, 8 shtëpi të krishtera shqiptare dhe 55 dyqane. Të gjitha shtëpitë shqiptare muslimane dhe dy dyqane që u përkisnin atyre u dogjën më 2 maj. Dy gra të vjetra, një nga Tachi, tjetra nga Erseka, u masakruan, identiteti ende i panjohur.
Fshatrat e mëposhtme shqiptare u dogjën plotësisht ose pjesërisht. Kodrasi, më parë me 30 shtëpi; Tachi i Poshtëm, më parë me 60 shtëpi; Tachi i Epërm, dikur 50 shtëpi, Z. Hassan Lulo, 50 vjeç, dhe nëna e tij, 70 vjeç, masakruar; Endrilikas, më parë me 15 shtëpi; Ripesi, më parë 18 shtëpi; Prodani, më parë 24 shtëpi; Ghionek, më parë 25 shtëpi;
Leshnja, më parë 55 shtëpi; Barmashi, më parë 100 shtëpi; Kagjinasi, më parë 45 shtëpi; Navesela, dikur 100 shtëpi; Sanjollasi, më parë 25 shtëpi; Radimishti, më parë 50 shtëpi; Kamniku, më parë 17 shtëpi; Benjeza, më parë 45 shtëpi; Rajani, më parë 40 shtëpi; Mesichka, më parë 45 shtëpi; Kurtesi, më parë 50 shtëpi; Orgotska, më parë 40 shtëpi; Lenska, më parë 20 shtëpi; Zharkani, më parë 40 shtëpi; Gadirchi, më parë 30 shtëpi; Zagari, më parë 15 shtëpi; Fusheza, më parë 10 shtëpi.
Në Qesaraka, znj. Satliane Kapo, 60 vjeç, djali i saj Bahtiar Kapo, 25 vjeç, i prerë në copa me shpata.
B. Zona e Leskovikut
1. Delvina, më parë 50 shtëpi, nga të cilat 14 shtëpi janë djegur. Prifti i këtij fshati me gjithë familjen u masakrua në shtëpinë e tij.
2. Kuqa, më parë 50 shtëpi, u dogj tërësisht.
3. Poda, më parë 20 shtëpi, djegur tërësisht.
4. Osetska, më parë 20 shtëpi, u dogj tërësisht.
5. Radanji, 140 shtëpi, të djegura tërësisht.
6. Vreptska, më parë 50 shtëpi, djegur tërësisht, tetë persona masakruan.
7. Kosertska, dikur 7 shtëpi, u dogj tërësisht.
8. Kuqeshi, më parë 15 shtëpi, u dogj tërësisht.
9. Sandropoli, dikur 10 shtëpi, u dogj tërësisht.
10. Peratti, dikur 8 shtëpi, u dogj tërësisht.
11. Glina, dikur 40 shtëpi, u dogj tërësisht.
12. Radatti, më parë 30 shtëpi, u dogj tërësisht. 40 njerëz masakruar dhe copëtuar, por ende nuk janë identifikuar.
Ka në zonën e Leskovikut shumë fshatra të tjerë të djegur, por që nuk i dimë ende, pasi kjo pjesë e vendit është në duart e grekëve.
C. Zona e Bilishtit
1. Graca, dikur 95 shtëpi, u dogj tërësisht. Të gjithë banorët u morën me forcë nga ushtria greke në 2 prill.
2. Poloska, dikur 80 shtëpi, nga të cilat vetëm 10 mbetën.
3. Nikolica, e djegur nga grekët, më 29 dhjetor 1913.
Verën tjetër, banorët e saj filluan të kthehen, duke rindërtuar kazerma të përkohshme. Të enjten rreth orës 2 e gjysmë, trupat e rregullta greke sulmuan papritur Nikolicën. Gratë e varfra dhe njerëzit e moshuar filluan të iknin.
Njerëzit e mëposhtëm u ekzekutuan ndërsa u përpoqën të shpëtonin: Znj. Keza Mahmut, 47 vjeç, Znj. Hysen Nikolitza, 50 vjeç, Znj. Shaban Djelo, 10 vjeç, Z. Abdul Djelo, 50 vjeç, me djalin e tij 4 vjeç. Personat e mëposhtëm u plagosën gjatë përpjekjes për të ikur: Miss Batiat Choche, 16 vjeç, Znj. Ghulisha Airo Bey, 50 vjeç, znj. Zanipe Feim Bey, 40 vjeç. Zonja Qani Bato Bey, 15 vjeçe, znj. Nazime Abdul, 40 vjeçe (e plagosur, duke parë djalin e saj dhjetë vjeç të plagosur pak sekonda më parë, foshnja e saj 40 ditëshe iu ekzekutua në krahë, edhe i shoqi iu ekzekutua), Znj. Shnike Ismail, 70 vjeç, gjithashtu e plagosur.
D. Zona e Permetit
1. Frashëri, 150 shtëpi, të gjitha të djegura përveç njërës.
2. Selenica, dikur 40 shtëpi, është pothuajse tërësisht e djegur.
3. Seropuli, më parë 35 shtëpi, u dogj tërësisht.
4. Kreshova, dikur 40 shtëpi, u dogj tërësisht.
5. Kakos, dikur 20 shtëpi, u dogj tërësisht.
6. Borocka, dikur 40 shtëpi, u dogj tërësisht.
7. Pagri, dikur 20 shtëpi, u dogj tërësisht.
8. Qesilesh, më parë 35 shtëpi, nga të cilat 6 shtëpi janë djegur.
9. Strenek, më parë 45 shtëpi, nga të cilat 6 shtëpi u dogjën.
E. Zona e Skraparit
1. Sevranji, dikur 120 shtëpi, u dogj tërësisht.
2. Muzhencka dhe Malindi janë djegur pjesërisht.
Shënim:
Trupat e rregullta greke, pasi morën në zotërim Kodrën, një fshat pranë Tepelenës, ftuan të gjithë fshatarët, burrat, gratë dhe fëmijët që të mblidheshin në kishën ortodokse. Kur të gjithë u mblodhën, 230 gjithsej, oficerët grekë urdhëruan ushtarët të gjuanin me armë automatike. Të gjithë u vranë, kokat e tyre u prenë dhe u varën në mure. Gjenerali De Veer i Misionit Holandez shkoi në këtë fshat, pa këtë mizori të tmerrshme greke dhe bëri fotografi nga pamje e tmerrshme.
Në qytetin e Korçës dhe në 8 fshatrat përreth, ka njëzet mijë refugjatë. Për t’i mbajtur ata gjallë është e nevojshme ndihma e menjëhershme.
Juaji shumë sinqerisht,
Kristo A. Dako