EKSKLUZIVE: Arrihet marrëveshja, sonte Zaevi dhe Kociasi e publikojnë në TV


Shkup, 11 qershor – Kryeministri Zoran Zaev në ora 19 në TV Telma pritet ta publikojë marrëveshjen për emrin me Athinën zyrtare, ndërsa të njëjtën në një televizion publik grek do ta publikojë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kocias. Burime zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë i kanë thënë gazetës KOHA se sot, për rreth tre orë kanë vazhduar negociatat indirekte Shkup-Athinë, ndërsa ka mbetet të diskutohen vetëm format teknike të implementimit të Marrëveshjes. Në ndërkohë, pas negociatave sot për tre orë, është kryeministri Zaev ai i cili i ka konfimuar Ciprasit pajtimin për marrëveshjen, ndërsa do të vijojnë bisedat e afërta edhe ditët në vazhdim. (koha.mk)