Ekonomia para kolapsit, qytetarët humbasin vendet e punës, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja

Kundër pretendimeve të Qeverisë për 1 Majin – Ditën ndërkombëtare të punës, ka dalë partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja. Vlerësojnë, se “Qeveria e ka sjellë ekonominë para kolapsit, sipërmarrësia po fundoset, qytetarët i humbin vendet e tyre të punës”.

“Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit, këtë e tregojnë edhe indikacionet e Bankës Botërore të cilët thonë se ekonomia nuk do të kthehet në kondicion sikurse para pandemisë as në 2 vitet e ardhshme. Se politikat ekonomike të pushteti janë katastrofale, flet edhe fakti se borxhi publik është projektuar të rritet deri mbi 65% nga prodhimi bruto-vendor. Indikatorët për disponimi ekonomik tregojnë se edhe masat për ndihmë të ekonomisë janë huq. Maqedonia është në vendin më të keq në kthimin e besimit në ekonominë”, thanë mes të tjerash nga VMRO-DPMNE-ja.

Përfundojnë duke vlerësuar, se “kjo është qeveria ekonomike më e paaftë në Maqedoninë e Veriut”, pasi siç shtojnë, “çdo ditë mbyllen firma, qindra qytetarë humbin vendet e punës, kurse kr*iminelët e pushteti mendojnë vetëm në tenderë, kr*im dhe pasurim personal”.