Ekologët: Ndryshimet në Sharr s’bëhen brenda natës

Banorët dhe ekologët përshëndesin shpalljen e Malit Sharr për park nacional. Nga shoqata e ekologëve të Maqedonisë thonë se tani nevojitet të përgatitet plan për menaxhimin me zonën e mbrojtur dhe të shënohen zonat e posaçme për mbrojtjen e parkut, që të dihet në cilën zonë çfarë lejohet e çfarë ndalohet.

Mendoj që të gjithë duhet të urojmë që kemi park të ri nacional dhe tani përgjegjësia bie mbi të gjithë, duhet ta mbrojmë, ta duam dhe t’i ruajmë resurset natyrore të Malit Sharr si park nacional”, tha Frosina Pandurska- Dramiqanin- shoqëria e ekologëve të Maqedonisë.

Megjithatë, kërcënimet ndaj natyrës së Malit Sharr mbeten. Centralet e vogla, prerja ilegale, gjuetia, por edhe ekspansioni ndërtimor i malit është diçka që duhet ta kontrollojë ndërmarrja e ardhshme që pritet të themelohet për tre muaj. Ajo duhet t’i monitoroj centralet që mos të ketë devijim të lumenjve. Pushteti paralajmëroi marrëveshje eventuale për eliminimin e hidro- centraleve ekzistuese ndërsa marrëveshje të reja për koncesione të centraleve nuk do të ketë.

Bëhet fjalë për aktivitete ilegale dhe për ndryshimin e vetëdijes, se si nga një zonë që deri më tani shfrytëzohet pa kusht dhe në mënyrë jo të qëndrueshme, të kalohet në mbrojtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve natyrore. Kjo është çështje që u takon të gjithëve që duan të kontribuojnë që Mali Sharr të mbrohet, nga parku nacional, komunat, popullata e deri te vizitorët dhe turistët”, theksoi Frosina Pandurska- Dramiqanin- shoqëria e ekologëve të Maqedonisë.

Banorët shprehen se është dashur më herët të shpallet si park nacional ndërsa tani presim leverdi për zhvillimin e turizmit.
Mali Sharr është parku i katërt nacional i shpallur në vend, në të bëjnë pjesë 30 fshatra që shtrihen në një sipërfaqe prej mbi 60.000 hektar.