Ekipi i OBSh-së tërheq vërejtjen për pritjen e rezultateve nga vizita në Wuhan


Hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët po shikojnë për gjurmë në origjinën e koronavirusit në qytetin qendror kinez Wuhan, ka thënë se ekipi kinez ka ofruar një bashkëpunim të nivelit më të lartë, por ka tërhequr vërejtjen kundër pritjes së rezultateve të menjëhershme nga vizita.

“Unë vazhdoj të them se duhet të jemi realist, një mision aq i shkurtër nuk do të ketë gjitha përgjigjet, por ndihmon të kuptohet më tepër origjina e virusit në Wuhan”, ka shkruar në Twitter, Hung Nguyen-Viet, nga Instituti Hulumtues Ndërkombëtar në Nairobi të Kenias. Zoologu dhe anëtari i skuadrës Peter Daszak ka përgëzuar takimet të mërkurën me stafin e Institutit të Virologjisë në Wuhan, përfshirë me zëvendës-drejtorin Shi Zhengli, një virolog që ka punuar me Daszakun për të gjurmuar origjinën e SARS-it që kishte origjinën në Kinë dhe çoi te përhapja në vitin 2003.

“Takim shumë i rëndësishëm sot me stafin në WIV, përfshirë doktorin Shi Zhengli. Bisedë e hapur. Pyetjet kyçe janë bërë dhe janë marrë përgjigje në to”, ka shkruar Daszak në Twitter. Ekipi të enjten ka kaluar rreth dy orë në takime me menaxherët dhe banorët në qendrën në Jiangxinyuan. Nuk janë dhënë detaje.

Shifrat zyrtare tregojnë se atje kishte së paku 16 raste të konfirmuara me COVID-19 në atë komunitet në mesin e 10 mijë personave që jetonin.