Ekipi i Kosovës kthehet për Prishtinë pasi nuk i lejuan të hyjnë në Serbi

Ekipi i Boksit të Kosovës është nisur për Prishtinë.
Ata nuk u lejuan që të hyjnë në Serbi me simbole shtetërore në fanella dhe do të kthehen në Prishtinë deri në vendimin e radhës.

Lajmin e ka konfirmuar sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Ai ka thënë se do të kthehen për pak kohë, për të pushuar dhe për të pritur vendimin pasi AIBA ka nisur tashmë punën që Kosovës t’i lejohet hyrja në Serbi dhe të garojë me të drejta të plota.

Nëse vendoset t’i lejohet përfaqësimi me simbole të Kosovës, si çdo shtet me të drejta të barabarta, Latifi ka thënë se do të nisen sërish për në turne.
“Për pak do të kthemi në Prishtinë, po vijmë për të pushuar tani do të kthehemi nëse na lejohet me u përfaqësu me simbolet tona”, u shpreh ai.