Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka dalë sot nga karantina në qytetin kinez Wuhan, për të filluar punën në terren dhe për të përcaktuar prejardhjen e virusit që shkaktoi pandeminë e COVID-19.
Ekspertët me të zbritur në Kinë janë detyruar t’i kalojnë 14 ditë në karantinë, por ata sot janë parë duke dalë nga hoteli dhe duke u futur në një autobus, por nuk dihet se ku kanë shkuar.
Ky mision është nën presion të madh politike, sepse Kina me çdo kusht po tenton të mos e merr përgjegjësinë për shkak të reagimit të vonshëm, dhe fshehjen e të dhënave pas shpërthimit të pandemisë.
Çështje kryesore mbetet se në cilat vende qeveria kineze do t’ua lejoj qasjen ekspertëve ndërkombëtarë, dhe me kë ata do të mund të bisedojnë.