“Ekipi Amerikan në Maqedoni” – Sejdiu: “BESA gjithmonë përkrahë reformat në drejtësi”

Nënkryetari i Besës Blerim Sejdiu ka përshëndetur ardhjen e ekipit amerikan për ndjekjen e të korruptuarve. Sipas Sejdiut Besa ka përkrahur çdo herë reformant në drejtësi.

“Lëvizja BESA, gjithnjë ka pëkrahur reformat në sistemin e drejtësisë dhe fuqizimin e Agjencionit të Antikorrupsionit. Përkushtimi ynë, që nga fillimi ka qenë që politika duhet pastruar nga aktorët e korruptuar, kriminalizuar dhe zhvatës, të cilët pengojnë reformat në integrimit evropian.
Me këtë rast, Lëvizja BESA mirëpret lajmin e kumtuar nga Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja Amerikane në Shkup, zonja Aggeler, për ardhjen e Ekipit të Sanksioneve nga Uashingtoni këtu në Maqedoninë e Veriut, për të marrë siç potencoi ajo, “vështrime më agresive ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe aktual”, e duke shtuar se “Sektori i drejtësisë i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për më shumë hetime, ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.”

E përshëndesim dhe përkrahim këtë ndërhyrje të Administës së SHBA-ve, të cilën e vlersojmë si inkurajuese drejtë çlirimit të institucioneve shtetërore nga zhvatësit dhe aktorët e korruptuar të veshur me petkun e shtetit.
Ky është një lajm i mirë për vendin tonë, qytetarët tanë, e sidomos për rininë tonë të cilët të dëshpëruar janë duke ikur nga vendlindja.
Ndihma e administratës amerikane, na inkurajon të gjithëve që të përkushtohemi si kurrë më parë, në ndërtimin e sistemit të drejtësisë dhe institucioneve publike ku do të sundojë Ligji dhe mbi të mos të del askush tjetër.

Një vend si Maqedonia e Veriut, e që synon të integrohet në Unionin Evropian, detyrimisht duhet ndërprerë ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë siç patëm rastin e fundit në procesin e zgjedhjes dhe emërimit të kreut të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit, shembull ky që kontribuoi drejtëpërdrejtë në humbjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë respektivisht gjyqësorit”, tha Sejdiu.