Ekipe mjekësh kinezë dhe 33 ton pajisje e ilaçe nisen drejt Italis

Një ekip mjekësh kinezë janë nisur drejt Italisë, për t’i asistuar kolegëve vendas në betejën me koronavirusin.

Kina, që sipas mediave vendase ka regjistruar një rënie të madhe në numrin e të infektuarve të rinj me koronavirus, ka vendosur të nisë drejt Italisë edhe 33 ton pajisje mjekësore.

Furnizimet mjekësore vijnë nga disa qytete kineze.

Mjekët kanë sjellë edhe sasi të konsiderueshme të barnës ‘Lianhua Qingwen’, që ka treguar se lufton me efektivitet të lartë inflamacionin në mushkëri.

Mjekët janë pjesë e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës dhe Kryqi i Kuq në Kinë.

Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi me mbi 800 të vdekur.