Ejup Rustemi: Punimet për Qarkoren e Tetovës pritet të përfundojnë në afat prej 15 muajve


Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Qarkores së Tetovës tha se ky investim pritet të kryhet në afat prej 15 muaj dhe është vazhdimësi e projekteve kapitale infrastrukturore në vend.

“Ky projekt lidh rrethinën e Tetovës, nga Treboshi me autostradën dhe përfundon në Neproshten. E njejta kap vlerën e 12 milionë eurove, mbi 5 kilometra rrugë, sipas të gjitha standardeve europine, ne afat 15 muaj, pra në maj do të kemi projektin të përfunduar. Ndërmarrja jonë vazhdimisht është përkujdesur për një infrastrukturë moderne, duke rregulluar dhe rehabilituar shumë rrugë kryesore dhe regjionale”, deklaroi Rustemi.