Ejup Rustemi jep lajmin e madh për rrugën Tetovë-Prizren

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” , Ejup Rustemi në një prononcim për media ka njoftuar për planet që kanë si Ndermarrje Publike e Rrugeve Shtetërore.
Rrustemi ka njoftuar se përveç ndertimit të autostradave dhe rrugeve regjionale në program kanë edhe rehabilitimin e të gjitha rrugeve magjistrale.

Ai gjithashtu ka njoftuar se kanë një program prej 700 milion denarëve, që kanë parapar rehabilitimin e rrugëve regjionale, ku njera prej atyre është rruga qe lidhet Tetovë – Kodra e Diellit, Shipkovicë, Bdrodec dhe Veshallë ku për këto janë ndare 300 milionë denarë.

Ejupi nga Shipkovica ka njoftuar edhe për një projekt më madhor, projekti ideor Tetovë – Prizren.
“Unë vet kam kontaktuar me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës, ku nesër duhet të jem atje në takim për të caktuar pikën e përbashkët pastaj të kemi momerandum në mes dy shteteve dhe pastaj të fillojmë procedurat për projektin ideor”, ka thënë Ejup Rrustemi. /Pa Censurë