Vrasja e një të moshuare nga punonjësja e saj, mëngjesin e sotëm në zonën e Kalythies të Rodosit ka shkaktuar tronditje.
Sipas informacioneve të para nga gazeta “Demokratiki”, ndihmësja shtëpiake F.F. rreth 45 vjeçe, e cila kujdesej për të moshuarën, që vuante nga probleme psiqike lajmëroi në mëngjes policinë duke thënë “Eja se e mbyta.”
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur gruan e vdekur dhe 45-vjeçaren ende në vendngjarje, të cilin e ka arrestuar, shkruan protothema.
Rasti po trajtohet nga Departamenti i Policisë Archangelos me asistencën e Nëndrejtorit të Sigurisë Rodos.