Me diskutime të shumta u shoqërua darka e mbrëmjes së kaluar në ‘Big Brother VIP Albania’, ku pjesë e saj ishte moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari.
Një moment pikant ndodhi mes banores Egla Ceno dhe Arbrit. Ishte Egla ajo e cila i tha troç Arbrit se këtë vit është treguar shumë i poshtër me opinionet e tij si dhe i tha se duhet të zëvendësohet në rolin që ka.
Egla: Unë e kam thënë që e kam ndjekur nëpër Biget, sidomos vjet. Shpesh herë e kam gjetur mendimin tim të reflektuar në gojën tate.
Arbri: Vetëm këtë vit nuk e ke gjetur.
Egla: Këtë vit je shumë i poshtër, e kë mësuar zanatin, duhet të zëvendësohesh, duhet të vetëzëvendësohesh
Arbri: Do t’i mbaj shënim.
Egla: E di që do e zbatosh me patjetër.
Arbri: Jo që do e zbatoj por..
Egla: Po e di, e di që do e vesh ujin në zjarr.