Egjiptianët s’kanë para për fond, ofrojnë 500 djem për FSK-në (VIDEO)

Numri i egjiptianëve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të rritet nëse ka nevojë ushtria e Kosovës.

Kështu tregoi përfaqësuesi i tyre në emisionin Info Klania, Veton Berisha, që sipas tij, në pamundësi që të kontribuojnë financiarisht në Fondin e Sigurisë, janë në gjendje t’i ofrojnë FSK-së plot 500 ushtarë.

Më 1 mars, kryeministri Albin Kurti ka autorizuar Ministrinë e Financave dhe Transfereve për hapjen e llogarisë së Fondit të Sigurisë.