Efektet e varrimit të Irinejit, infektohet peshkopi që udhëhoqi lutjet

Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.

Vetëm të afërmit e Irinejt, klerikët dhe disa personalitete të tjera, përfshirë presidentin Vuçiq dhe anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, u lejuan brenda kishës Shën Sava.

E pas këtij varrimi është konfirmuar se është infektuar me COVID 19 peshkopi David që shërbeu në funeralin e Irinej. Siç u konfirmua për RTS, Peshkopi David rezultoi pozitiv me COVID 19 pas funeralit të patriarkut.

Ai nuk ka pneumoni, dhe për shkak të simptomave të kollës, ai u vendos për trajtim./GazetaExpress/