Edoni: “Kam abuzuar me përdorim të drogave, më shpëtuan prindërit e mi”

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edon Shileku ose Victoria Owns gjatë një bisede me Shota Baraliun, ka shpalosur disa të pathëna më parë për publikun.

Ai ka treguar se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por është shprehur falënderues ndaj prindërve të vet, pasi që sipas tij, ata e kishin shpëtuar nga ajo botë e errët.

“Unë kam qenë abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë. Prindërit e mi më kanë shpëtuar nga ajo rrugë. Në momentin që unë kam dal prej rehabilitimit që kam qenë, asnjëherë nuk kam bërë më droga”, ka thënë ai pos tjerash.