Edmon Ademi: Rritja e shifrave ka ardhur nga mosrespektimi i masave dhe rritja e numrit të testimeve

Lirimi i masave kufizuese për qytetarët nga ana e Qeverisë, mosrespektimi i rekomnadimeve të Qeverisë nga ana e qytetarëve dhe rritja e numrit të madh të testimeve, janë faktorët kryesorë që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, vlerëson Edmond Ademi nga LSDM-ja në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Kemi një rritje të numrave ashtu që siç edhe raportohen nga institucionet shëndetësore, por nga ajo që edhe vet ministri i Shëndetësisë por edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në pres konferencën e para disa ditëve që e kishin e sqaruan pse në këtë moment na ndodhën rritje e numrit. Nga njëra anë ka të bëjë enkas me lëshimin e disa nga masave që ishin shtrënguese-ky është elementi parë, elementi i dytë është, për shkak se një numër i qytetarëve për fat të keq nuk kanë respektuar masat që kanë priopozuar institucionet shëndetësore, dhe e treta është rritjë e numrit të madh të testimeve me qëllim që të detektohen edhe rastet asimptomatike dhe nga ajo analizë që ja prezantuan edhe opinionit zyrtarët shëndetësorë, shihet se një numër i madh rreth 90% e tyre që janë momentalisht pozitiv, janë asimptomatik”, deklaroi Ademi.