Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth idesë së tij për organizimin e një konference ndërkombëtare për çështjen e dialgout mes Kosovës e Serbisë.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Rama tha se duhet një konference në të cilen do të mbylleshin brenda kryeministri Kurti e presidenti serb Vuçiq, nga ku nuk do të dilnin pa arritur marrëveshje.
Nuk kam ardhur të bëj debat me Albinin sepse debatet me të i bëjmë në Whatsapp. Unë flas e ai vetëm dëgjon e nuk flet. Në Whatsapp përgjigjet rrallë, por kjo nuk ka rëndësi. Është çështje komunikimi”, tha ai.