Edi Rama poston një video emocionale të një ish ushtari të UÇK-së (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video emocionale, në të cilën ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kjani Guri, nga Kaçaniku, rrëfen për kohën kur iu bashkua luftës dhe tregon mes lotësh përjetimet e momenteve më të rënda. Rama ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe luftë për mbrojtje.
Postimi i plotë:

LIRIA KA EMËR
Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike…

Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës
Ju ftoj ta shikoni dhe shpërndani këtë histori.
#LiriaKaEmer @LiriaKaEmer
#LavdiUÇK #RroftëKosova