Edi Rama mbërrin në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Prishtinë, ku po pritet me ceremoni shtetërore, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kabineti qeveritar.
Rama në orën 08:30 ka arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Në bazë të agjendës kryeministri shqiptar në orën 08:50 do pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në sheshin “Skënderbeu”.
Ndërsa, në orën 10:20 do adresohen për media.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.
Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.