Edi Rama: Kur nuk do më keni, do të më kërkoni. Por deri atëherë ka shumë kohë !

Teksa ka reaguar për përlasjen te “Petro Nini”, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe disa nga arsyet pse është aktiv në rrjetet sociale.

Rama tha se bashkëbisedimi me qytetarët është pjesë e rëndësishme e punës së tij, “jo se s’ka çfarë të bëjë”.

“Në këtë faqe ku fare mirë mund të mos shfaqesha hiç, por preferoj të jem aktiv jo se s’kam punë tjetër, por se komunikimi me njerëz të zakonshëm është një pejsë e rëndësishme e punës.

E di që kur të mos më keni, do më kujtoni, por deri atëherë ka yhyyy plot kohë për t’u dashur e për t’u zënë me njëri tjetrin. Rëndësi ka që të na bashkojë gjithmonë qëllimi i mirë”, tha Rama.