Edi Rama: Kosovarët në rrjetet sociale thonë se Vuçiq është vëllau im

I pyetur nëse ka patur ndonjë diskutim me Aleksander Vuçiq për situatën në Kosovë, Edi Rama ka dhënë një përgjigje ironike.

“Nuk kam patur ndonjë diskutim me Vuçiq, apo me vëllaun tim siç e quajn shumë kosovarë në rrjetet sociale. Nuk kam diskutuar me të sepse nuk ka çfarë diskutohet për këtë situatë teatrale që po bën Serbia. Ne e mbështesim dialogun 100%, dhe është rruga e vetme e duhur në këtë situatë. Ky është një teatër i rrezikshëm” ka thënë Rama.