Edi Rama i reagon Vuçiqit për hartën e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.

Për këtë të fundit Rama thotë se ajo është një hartë leshi, nga shoku i Beogradit.
“U vonua pak por më mirë kështu se ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”, tha Rama.