Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth kritikave për pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në Festen e Birrës në Korçë.
Ai ka thënë se Bregoviqi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zj*arrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.
Rama ka thënë se muzikanti i famshëm nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua muslimane boshnjake, u kthye në një “kriminel serb” që duhej dje*gur në zj*arret e gushtit shqiptar, pavarësisht se as serb nuk është përveç të tjerash.