Edi Rama: Ditë historike për shqiptarët e Maqedonisë. Urime Ali Ahmeti

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama marrëveshjen serioze të arritur mes Bashkimit Demokratik për integrim të Ali Ahmetit dhe LSDM-së së Zoran Zaevit e ka quajtur si një ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast kreu i qeverisë shqiptare z.Rama ka deklaruar se falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.
Rama i ka uruar të gjithë dhe veçanërisht liderin e BDI-së Ali Ahmeti që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë.