Kompania e Sigurimeve në SHBA me bazë ne Los Angeles, e themeluar më 2003, ka të njëjtën stemë të cilën e ka edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Këtë stemë FSK’ja e ka zyrtarizuar më 21 janar 2009, ndërsa, kjo kompani e sigurimeve thotë se janë themeluar më 2003 në SHBA.
Kujtojmë kur në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte përzgjedhur një logo e cila më pas doli të jetë plagjiaturë.
Për këtë, Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pasi u mor vesh se u prezantuan me logo të vjedhur, vendosën ta ndryshonin atë, dhe kështu e prezantuan më pas logon e re të 10-vjetorit.