Edhe tri shkolla tjera në Shkup marrin kërcë*nime për bo*mbë

Nga MPB njoftojnë se përveç 5 shkollave që raportuan se kanë marrë kërcë*nime për bo*mbë të vendosur në objektet e tyre, pasdite edhe tri shkolla tjera kanë raportuar se kanë marrë kërcë*nime përmes e-mail. Nga MPB për TV21 thonë se në disa prej shkollave kanë mbaruar kontrollet dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë, ndërsa në shkollat tjera vazhdojnë kontrollet.

“Sot (26.10.2022) rreth orës 12:00 në SPB-Shkup është raportuar se në e-mail adresat e pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcë*nim për bo*mbë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Më vonë u raportua se i njëjti kërcë*nim me e-mail është pranuar edhe në tri shkolla të tjera në territorin e Shkupit, ku po ashtu janë marrë masa për evakuimin e sigurt. Menjëherë janë dërguar ekipet e kontrollit antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. Në disa shkolla tashmë ka përfunduar kontrolli dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë, ndërsa në disa shkolla kontrollet ende vazhdojnë”, thonë nga MPB