Edhe tre raste të reja me Kovid-19 në Kavadar

Edhe tre raste të reja me Kovid-19 në Kavadar, këtë sot për MIA-n e konfirmoi mjeku Riste Jovanovski, specialist epidemiolog pranë Qendrës së Kavadarit për shëndet publik.

Bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një femër, të moshës prej 19 dhe 22 vjeç, nga klasterë të njohur.

Të gjithë janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe në mjekim shtëpiak. Po punohet për zbulimin e kontakteve të tyre, me qëllim të izolimit të tyre.